Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, po merr vlerësime të larta për menaxhimin e jashtëzakonshëm të situatës pas tragjedisë që ndodhi në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.
Shpejtësia, saktësia dhe transparenca në veprimet e tij kanë bërë që shumë individë dhe organizata të vlerësojnë me entuziazëm punën e ministrit Taravari, per dallim nga shumë ministra tjerë të involvuar në rastin e menaxhimit të situatës.
Një prej vlerësimeve më të rëndësishme ka ardhur nga German Filkov nga Qendra
për komunikim qytetar. Ai ka lavdëruar ministrin për mënyrën profesionale dhe të kujdesshme të menaxhimit të krizës, duke e vlerësuar si një udhëheqës që ka mundur të mbajë situatën nën kontroll dhe të sigurojë informacion të saktë dhe të shpejtë për publikun.
“Bravo për Taravarin! U mbajti leksion kolegëve të qeverisë për paraqitje, informacion, saktësi. Krijon përshtypje se mban nën kontroll situatën, ka respekt ndaj gazetarëve dhe është i denjë për një situatë të tillë,” ka shkruar Filkov, duke theksuar menaxhimin e shkëlqyer të krizës nga ana e Taravarit.
Ky vlerësim i gjerë pasqyron angazhimin dhe përgjegjësinë e Taravarit në një periudhë kaq delikate në përballimin e pasojave të një ngjarje tragjike.