“Nuk kërkoj nga ti të më duash, e as të më kërkosh falje kur ta mendoj se ke gabuar.
As nuk dua të më përkëdhelësh kur më duhet më së shumti.
Nuk dua të më thuash se sa jam e bukur, qoftë kjo gënjeshtër, e as të më shkruash diçka të bukur.
Nuk dua as të më thirrësh për të më treguar si të ka kaluar dita, e as të më tregosh se të mungoj.
Nuk kërkoj nga ti që të më falënderohesh për gjithçka që kam bërë për ty e as të kujdesesh për mua kur shpirti im është poshtë e as që dua të më përkrahësh në vendimet e mia.
Nuk dua të më dëgjosh kur kam mijëra rrëfime për t`i thënë. Nuk dua të bësh asgjë e as të jesh afër meje përgjithmonë.
Por, nëse duhet që të pyes, atë nuk e dua më”
– Frida Kalo-
Përktheu: Hamdi Nuhiju