Ankimimi i radhës nga Lëvizja BESA ka të bëj me parregullsitë e vërejtur në vendvotimin 2339, në fshatin Orllancë të Haraçinës. Blerim Sejdiu nga Lëvizja BESA tha se anëtari i Këshillit Zgjedhor ka fotografuar faqe Listën Zgjedhore dhe të njëjtën e ka dërguar jashtë vendvotimeve.
“Publikisht është bërë agjitim për kë duhet votuar para vendvotimit. Vazhdimisht është bërë presion ndaj votuesve në korridoret ndërsa këshilli zgjedhor nuk ka ndërmarr asgjë. Përfaqësuesit e tanë kanë insistuar në lidhje me këto parregullsi por kryetari i Këshillit zgjedhor nuk i ka marrë parasysh këto vërejtje”, ka thënë Sejdiu i BESËS.
Anëtarët e KSHZ-së, kanë votuar të gjithë kundër. /SHENJA/