25 August 2018 / 14:30
Çdo ditë e më tepër në Tetovë dhe Gostivar, duke mos përjashtuar edhe fshatrat, po shtohet numri i qenve endacakë të cilët paraqesin rrezik për kalimtarët. Pjesa dërmuese e tyre bartin edhe sëmundje të ndryshme, madje edhe vdekjeprurëse, thonë mjekët e urgjencës së Tetovës, ku për vetëm një javë, janë trajtuar dy persona që janë kafshuar nga qentë e rrugës.
Nëse qeni veçmë është i sëmurë nga sëmundja që en njohim si rabijas, atëherë rreziku për personin e kafshuar gati qind për qind shkon drejt vdekjes, por në rastet kur kemi kafshim nuk do të thotë se qeni ka sëmundje dhe të shkojë deri në extreme. Javën e fundit kemi pasur dy raste. Fillimisht i kemitrajtuar në kirurgji në Tetovë nga aty udhëzohen për në infektive ku marrin mbrojtje antitetanike dhe pastaj në shkup për vaksinën kundër rabijesit”- tha Armend Sejdini, mejk.
Gostivari, tanimë ka themeluar qendrën për trajtimin e qenve endacakë, ndërsa Tetova, thotë se ka dhe po punohet në atë drejtim, por nuk dihet se kur do themelohet qendra për trajtimin e qenve endacakë.
Ne veçmë e kemi ndërtuar qendrën për sterilizim dhe kastrim të qenve. Është në kazermën e qytetit dhe jemi në pritje të lejes për nisje të funksionimit”- tha Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.
Drejtoria për menaxhimit e Pollogut është duke punuar një projekt që të bëhet një zgjidhje në kuadër të rajonit për qentë endacakë dhe sipas informatave që kam, muajin që vjen do të hapet edhe një tender për krijimin e një qendre për grumbullimin e qenve”- u shpreh Xhelal Ceka, Drejtor i NPK “Tetova”.
Banorët shprehen se komunat duhet të ndërmarrin masa urgjente për këtë fenomen dhe jo vetëm të premtojnë dhe të rrinë duarkryq.
“Ka, shumë ka, organet duhet t’i largojnë qentë. Duhet t’i zënë, t’i ushqejnë diku mos i lenë rrugëve se nxënësit frikësohen”.
“Fëmijët tremben nga qentë. Duhet të largohen t`u gjendet vendi ku t’i dërgojnë, po si duket s`ia kanë gajlen aspak. Ky shtet ka vetëm për të marrë, për të dhënë aspak”.
Një ditë më parë, u publikuan fotografi nga kafshimet me pasoja fatale që kishte pësuar një banorë i Negotinës nga qentë endacakë. Edhe në zyrën e televizionit Alsat në Tetovë, shpesh ka pasur paraqitje edhe për një fugon të bardhë me tabela të Shkupit, që të hyrja e qytetit në orët e hershme të mëngjesit lëshon qentë endacak. Për rastin në fjalë janë lajmëruar edhe organet policore dhe po hetojnë rastin.
Bashkim Sulejmani


