23 August 2018 / 14:50
Ministri i ambientit Sadulla Duraku pranon se fondet e ndara për pastrimin e deponive të vogla në rajonin e Pollogut nuk janë të mjaftueshme. Ai nuk sqaroi nëse do të ndërmerr masa për zgjidhjen e problemit por kërkoi nga qytetarët që të bëjnë kujdes me hedhjen e mbeturinave dhe ruajnë mjedisin. Duraku këto komenti i bëri gjatë promovimit të dy projekteve për komunën e Vrapçishtit.
Deponitë e egra janë problematikë në nivel shteti jo vetëm në Tearcë dhe komunën e Vrapçishtit. Për ta bë një punë mundesh ta bësh po duhet të ruhet puna dhe apeloj qytetarët e këtij vendi dhe më gjerë se nëse nuk e ruajnë ambientin vet qytetarët është e pamundur që ministria apo kreu i komunës të bëj një investim aq kapital për momentin në Maqedoni”- tha Sadulla Duraku, Ministër i Ambientit
Kreu i Komunës së Vrapçishtit Isen Shabani nga ana tjetër theksoi se problemi i mbeturinave nuk mund të zgjidhjet me 3 milion denarë që ka ndarë Ministria por përmes një deponie të përkohshme në fushat e kësaj komune derisa çështja të zgjidhet në nivel shtetëror.
Për deponitë kemi biseduar disa herë biseduam edhe sot, dhe planifikojmë të kemi një deponi të përkohshme derisa të kemi nga Qeveria një zgjidhje të përhershme. Për momentin kemi një kompani me konçesion dhe hedhjen e mbetjeve e bën në Drislla në Shkup”- u shpreh Isen Shabani, Kryetar i komunës së Vrapçishtit.
Me problem të ngjashëm, deponi të egra të krijuara nëpër fusha përballen edhe Komunat e Tearcës dhe Bogovinës.
Bashkim Sulejmani


