Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Uashington deri më tani
nuk ka informacion për shtetas të Maqedonisë të vdekur ose të lënduar në rajonet e prekura nga uragani Irma në SHBA dhe është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente në SHBA, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë në Uashington kanë kontaktuar me shtetasen e Maqedonisë që ka qëndruar në pjesën franceze të ishullit Shën Martin, e cila është evakuuar në vend të sigurt. Në kontakt janë edhe me familjen që ka qenë në pjesën holandeze të Shën Martinit dhe e
cila tashmë është evakuuar nga ishulli.
Nga MPJ apelojnë për vigjilencë dhe përcjellje të rekomandimeve, duke pasur parasysh se rreziku
nga uragani akoma nuk është tejkaluar.
Numrat e telefonit për kontakt me Ambasadën e Maqedonisë në Uashington, në të cilat mund të drejtohen qytetarët e Maqedonisë në çdo kohë: 202-390-7418 dhe 202-667-0501.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Më 7 tetor pritet aktgjykimi për Merkon lidhur me emërimet e paligjshme të drejtorëve në Strugë
- Osmani: E “shkelja” Protokollin e OSBE-së për t’i dhënë mbështetje Kosovës
- Konferenca e parë “Lider biznesi”, do të debatojnë liderët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm
- Altin Dumanit i mbaron mandati, KLP nis sot procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK! Kush janë kandidatët potencial
- Filipçe: Me VMRO-DPMNE-në, shteti po i braktis plotësisht vlerat e demokracisë, barazisë dhe solidaritetit
- Kos: BE-ja është e shqetësuar për sundimin e ligjit në Maqedoni
- Kryeministri Mickoski për vizitë në komunën e Kumanovës
- E zuri pema poshtë, ndërron jetë rrugës për në spital i moshuari në Tropojë