Në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia. Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje, ndërsa thotë se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet.
“Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se zotit Veluaj ti jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Ai ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo ti dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët”, tha gazetarja Lala.