01 July
Gjykata Shkupi 1 nuk ka marrë ndonjë masë paraburgimi edhe për një grup tjetër të të akuzuarve nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ku përfshihen ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski dhe kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Bëhet fjalë për rastet gjyqësore të titulluara si “Tarifa”, “Thesari” “Titanik”, “Toplik”, “Tenderi” dhe “TNT”. Gjykatësit kanë vendosur vetëm masën e konfiskimit të pasaportave dhe obligimin për paraqitjen në gjykatë çdo javë.

