Politika më së shumti i do ato që nuk u intereson për politikën, pasi që ajo gjithsesi interesohet për ato. Si duket mosinteresimi për politikën?
Sikur dy shokë të hyjnë ë restorant të darkojnë, njëri të porosit sallatë, tjetri çorbë, por i pari në vend të sallatës të merr supë të ftohtë, ndërkaq i dyti të merr dy copë bukë bajat dhe në fund vetëm ta paguajnë llogarinë dhe të ikin.
Sikur ndonjë udhëtar të paguaj në ndonjë agjenci turistike për udhëtim 1 javor, por në vend avionit të udhëton me autobus dhe pas 10 ditëve të kthehet nga udhëtimi dhe aspak të mos ankohet te agjencia.
Sikur ndonjë vozitës, veturën e tij ta dërgojë në ndonjë automekanik dhe ai t’i vendos pjesë të gabuar dhe vetura mezi të lëvizë, por vozitësi të paguajë dhe të vazhdojë udhën.
A keni dëgjuar këso situata ndonjëherë? Sigurisht se jo! Pasi që është logjike që njerëzit duan ta fitojnë atë që e kanë paguar me paratë e tyre.
Në thelb, nuk ka dallim mes shtetit dhe restorantit, agjencisë turistike apo autoservisit.
Shteti ka institucionet të cilat duhet t’i përmbushin kërkesat që duhet të na japin, të gjitha shërbimet janë të paguara prej më parë. Çdo denarë që harxhon shteti, është marrë nga qytetarët. Bukën që e keni blerë sot në mëngjes, nuk kushton 30 denarë, por 27 – 3 janë për shtetin. Keni paguar 1000 denarë për benzinë? Keni fituar benzinë për 820 denarë – 180 janë për shtetin.
Për atë, “nuk më intereson politika” do të thotë “nuk më intereson se a e fitoj atë që e kam paguar dhe vazhdoj ta paguaj”.
Për më shumë ndiqeni videon: