Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se nuk ka bisedime për përfshirje të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, përcjell TV21. Kovaçevski tha se vlerëson qëndrimet pozitive të ASH-së për të ardhmen evropiane të vendit.
“Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, e cila në programin dhe daljet e saja publike ka një numër të mirë qëndrimesh që janë progresive në drejtim të vazhdimit të rrugës europiane dhe luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës, por për momentin nuk po bisedohet për bashkëpunim konkret për përfshirje në Qeveri. Më vjen mirë që pikëpamjet për të ardhmen e vendit kanë mbështetje në partinë Aleanca për Shqiptarët”, tha mes tjerash Kovaçevski.