Në lidhje me komentimet e djeshme në rrjetet sociale për ndryshimet kadrovike muaj më parë në MPB, po e saktësojmë për opinionin e gjerë edhe një herë faktin se ardhja e zv/ ministrit shqiptar në krye të MPB-së si dhe largimi i z.Oliver Spasovski të LSDM-së dhe z.Oliver Andonov të VMRO-së është rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos, theksohet mes tjerash nga kabineti i ministrit të policisë, Agim Nuhiu.
”Udhëheqësit tjerë të emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinos, vendimet i kanë pasur për periudhë kalimtare. Restitutio in integrum është bërë ex lege. Nëse nuk do ishte kështu, me siguri do të kishte edhe ndryshime tjera kadrovike!”, kanë theksuar nga kabineti i Nuhiut.

