Orari i autobusëve të Transportit Publik nesër dhe pasnesër do të ndryshohet për shkak të festave 24 Maj, ” Dita e “Shën Kirilit dhe Metodit” dhe 25 Maj-it “Festa e Rrëshajave”.
Nesër (e enjte) autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa pasnesër (e premte) do të vlejë itinerari i së shtunës.
“Të premten, të shtunën dhe të dielën, NQP Shkup do ta rrisë numrin e nisjeve drejt varrezave të Butelit nga Karposhi, Novo Lisiçe, Kisella Voda, dhe në varësi të nevojave të qytetarëve do të angazhohen numër plotësues i autobusëve në periudhën nga ora 5 deri në orën 14”, informon NTP- Shkup.