Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Drejtorinë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, ka bërë sot shpërndarjen e RFID-ve/çipave për banorët e ndërtesave sociale dhe të veteranëve në lagjen “Hajvali” të Prishtinës.
Në shenjë mbështetje ndaj banorëve, renovimi dhe mirëmbajtja e këtyre hapësirave do të jetë falas.
Rastet sociale, familjarët e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës janë kategoritë më të lëna anash nga shoqëria, andaj përmes renovimit dhe mirëmbajtjes falas të banesave ku ata jetojnë, po bëjmë edhe një hap drejtë përmirësimit të mirëqenies së tyre duke bërë që hyrjet ku ata jetojnë të kenë siguri, rregull dhe pastërti.
NPB do të vazhdojë që edhe në të ardhmen të përkujdeset për të mirën publike, për jetën dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Komuna e Prishtinës. /Lajmi.net/



