Sfida e avokates shqiptare Eva Buzo për të kaluar me not kanalin e Otrantos nga Italia në Shqipëri u ndëpre vetëm 10 milje larg bregut shqiptar.
U ndal disa milje nga Gadishulli i Karaburunit për shkak të problemeve shëndetësore pas rreth 28 orësh not të pandërprerë.
Eva u dërgua në Spitalin e Vlorës. Mjeku Edmond Breshani tregoi për gjendjen e saj kur mbërriti.
“Aktualisht është në gjendje stabël, është pak e lodhur, por treguesit janë normalë”.
Eva Buzo e mori këtë nismë për të njohur më mirë vendin e saj të origjinës, por edhe të jepte një mesazh kundër trafikut të qenieve njerëzore e të mblidhte fonde për refugjatët.
Ajo është e para grua që zgjodhi të kalojë kanalin e Otrantos duke notuar. Eva Buzo e cila e ka pasion notin ka patur edhe aventura të tilla më parë.
Tv Klan



