16 April
Jugo ishte një nga simbolet më të njohura të ish Jugosllavisë. Nëse para 25 viteve rrugët në Maqedoni ishin përplot me këtë automobil, sot është rrallësi e vërtetë. Ndoshta sot voziten automobila më të mirë, por, çka mendojnë qytetarët, a jetohet tan i më mirë sesa në kohën e Jugosllavisë?”
Në Jugosllavi, kuptohet. Atëherë kishim një sistem tjetër që ndoshta nuk do përsëritet asnjëherë e askund në historinë e njerëzimit, për fat të keq”
Në kohën e Titos. Këtë mund ta them. Pse ishte më mirë në atë kohë? Sepse populli disi ishte i bashkuar”
Jugosllavia. Jugosllavia është flori. Për fat të keq ju nuk e përjetoni atë. Miqësi, shoqëri, mund të flije gjithkund. Të ofronin ushqim, ndihmë – shprehen disa qytetarë.
Ende është gjallë nostalgjia për Jugosllavinë. Fjala që do të thotë keqardhje, jo për makinën Jugo, por për një ish sistem, për pjesën më të madhe të qytetarëve më të moshuar ajo kujton paqe, mirëqenie dhe vlera morale. Por, vallë në të vërtetë ishte ashtu? Një hulumtim i më hershëm i realizuar në Bosnjë , tregon se fuqia e atëhershme blerëse ka qenë më e vogël se sot. Rroga mesatare ka qenë diku 550 marka gjermane ose 16 500 denarë të sotëm. Çmimi i ushqimit ka qenë thuajse njëjtë. Për shembull, në vitin 1990 një bukë ka kushtuat 1 mark apo 30 denarë të sotëm. Për pemë dhe perime afërsisht është dashur të paguhet sa sot. Për një kilogram mish gjedhi është dashur të ndahen 250 denarë. Edhe çmimi i veshmbathjeve ka qenë i njëjtë, por janë dashur dy rroga më shumë për të blerë aparate për amvisëri. Shumë më pak kanë kushtuar shërbimet komunale. Edhe qytetarët që i anketuam thonë se përparësia e atij sistemi nuk ka qenë në paratë.
Paratë na mjaftonin të jetojmë si njerëz dhe të duhemi”.
Të jem e sinqertë, sot jetoj më mirë se në atë kohë, por me standardin rriten edhe nevojat dhe dëshirat. Por, atëherë kishte një jetë pak më e thjeshtë, por shumë më e bukur – shprehen qytetarë të tjerë.
Sociologu Ilija Aceski thotë se ndjenja se në socializëm ishte më mirë bazohet në atë se ai sistem ishte më i qëndrueshëm, më i drejtë dhe më i barabartë
“Kemi fjetur mirë në socializëm dhe papritmas u zgjuam në kapitalizëm kur do duhet luftojmë për jetën, duhet të krijojmë e kështu me radhë – thotë sociologu Ilija Aceski.
Sipas Aceskit kujtimet e mira të asaj kohe janë për shkak të dallimeve të vogla klasore. Rreth dy të tretat e popullsisë i përkisnin shtresës së mesme e cila mund të jetonte një jetë normale.
Mundeshin të shkojnë me pushime, të marrin pagë rregullisht, kishte zgjidhje të çështjeve banesore, shumë gjëra në këtë drejtim. Dhe tani, kur e shihni atë afër jush si harxhon para, me pasurinë, me disa çmenduri që nuk janë të zakonshme, filloi çdo individ ta brejë ndërgjegjja. Kush jam unë? Pse jam në këtë situatë? Sa është ai më i vlefshëm se unë? Shumë, shumë pyetje. Kjo çon në perceptimin e asaj që thamë se ai sistem ishte i mirë, më i organizuar, ishim më të kënaqur – shton Ilija Aceski.
Aceski përfundon se veçanërisht është interesante se jugo-nostalgjija ekziston edhe te të rinjtë që të aspak nuk kanë jetuar në atë sistem, që është rezultat nga kujtimet e transferuara dhe tregimet e prindërve të tyre.
Çmimet në 1990
Bukë 30 denarë
Oriz (1 kg.) 165 MKD
Patate (1 kg.) 30 den
Groshë (1 kg.) 135 den
Molla (1 kg.) 60 den
Limon (1 kg.) 80 den
Mish viçi (1 kg.) 250 MKD
Çmimet në 1990
Këmishë për burra 1,700 denarë
Këpucë për meshkuj 3.000
Shporet 22.000 denarë
Lavatriçe 31.000 denarë
Frigorifer 18.500 denarë