Njëzetë e pesë persona janë arrestuar nën dyshimin se merren me shitje në rrugë të drogës. Gjatë bastisjeve sot në mëngjes nga ana e policisë janë gjetur 49 paketime heroinë, rreth 1,8 kilogram marijuanë, tableta ekstaza, një paketim amfetaminë dhe një grumbull hashash. Janë gjetur disa pushka të ndryshme, një pistoletë me gaz dhe 28 plumba. Janë marrë edhe një kompjuter dhe 324 blanko kartela. Policia kumtoi se pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale për veprat e bëra penale “prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope”, “prodhimtari e palejuar, mbajtje dhe tregtim me armë dhe materie spërkatëse”, “parandalim i personit zyrtar gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare”, si dhe kallëzime adekuate penale nga sfera e krimit kompjuterik, delikte pronësore etj.
Data 17.04.2026
Aktuale
- Ish avokati i shtetit Fehmi Stafa pranoi fajin, do te dënohet me 15 muaj burg
- Mickoski: Ka rezerva të derivateve të naftës në depot shtetërore, situata është e qëndrueshme
- Varrimi i një Mercedes Benz: Një ceremoni e çuditshme që ngre pyetje mbi traditat kineze
- Fahri Fazliu lejohet ta takojë babain e tij, Fadil Fazliu pas 1 viti e 4 muajsh ndalesë nga Specialja
- Bastisje në Kërçovë, policia i gjen 66 vjeçarit arsenal armësh në shtëpi
- Vazhdojnë arrestimet dhe raportimet për dhunë familjare
- Ministri Mucunski merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia
- LSDM: A i ka përgatitur qeveria e Mickoskit dokumentet për ekstradimin e Gruevskit?

