Memedali Jusufi
Eshte e qarte sot, qe kombet e ndryshme parashikojne te perdorin forcat me shkatruese per te zhdukur “armiqte” e tyre dhe duket se nuk tremben as perballe mundesise per tu zhdukur edhe ato vet ne kete therori.
Autor te shquar si Hobs apo Fromm kane shkruajtur mjaft rreth natyres njerezore. Ne njerin prej vellimeve te shumta te Frommit , ai eshte munduar ti jap pergjigje pikerisht kesaj pyetje, lidhur me njeriun “ujk” apo “dele”.
Shume mendimtare kembengulin ne idene se njerzit jane dele , te tjeret thone se njerezit jane ujq. Te dy grupimet mund te sjellin argumente te forta ne mbeshtetje te opinioneve te tyre. Kush beson se njerzit jane dele , nuk ka pse te mos permende keto fakte : qe njerzit jane te prirur te bejne ate qe u thuhet edhe pse kjo mund te perbeje nje rezik per ta, qe kane ndjekur prijesit e tyre ne luftera qe kane sjelle vetem shkaterime dhe qe kane besuar ne cfaredolloj budallalleku te paraqitur e te mbeshtetur fort nga pushteti. Duket se pjesa me e madhe e njerezve ndikohet lehte, ashtu si femijet e trullosur , te deshiruar per ta lene ne dore vullnetin e tyre ndonjerit qe di te flas me ze te embel ose kercenues , sa per t’i nenshtruar . Madje kush ka nje bindje aq te forte, sa per t’iu kundervene turmes , paraqet me teper nje perjashtim nga regulli, perjashtim shpesh te admiruar shekuj me vone e per me teper , te perqeshur nga bashkekohesit.
Nga ana tjeter Hobsi thoj:” Njeriu per njeriun eshte ujk”
Sipas tij historia eshte shkruar me gjake dhe me nje dhune te vazhdueshme , ku forca pothuajse gjithmone eshte perdorur per te shtypur vullnetin. NJeiu eshte me vese , eshte nje vrases qe mund te heq dore nga loja e vet, vetem nga frika e ndonje vrasesi me te fuqishem. Fatkeqsishte ne kete e shohijm ne luften ne Ukraine dhe ne luften Izrailito -Iraniane.
Eshte e qarte sot, qe kombet e ndryshme parashikojne te perdorin forcat me shkatruese per te zhdukur “armiqte” e tyre dhe duket se nuk tremben as perballe mundesise per tu zhdukur edhe ato vet ne kete therori.
Nese jemi te bindur se natyra njerzore ne vetvete eshte e gatshme per te shkateruar dhe nevoja per te perdorur forcen dhe dhunen eshte e renjosur thelle ne te, atehere rezistenca jone ndaj dhunes gjithmone ne rritje , do te behet me e dobet.
Perse tu rezistosh ujqerve , nese te gjith jemi ujq, disa me shume se te tjeret ? Ceshtja eshte nese njeriu eshte ujk apo dele , eshte vetem nje formulim i vecante i nje pyejtjeje , e cila ne nje aspekt me te gjere dhe te pergjithshem ka perbere nje nga problemet baze te mendimit teologjik, filozofik . NJeriu eshte thelbesishte i keq dhe i shthurur apo thelbesishte i mire dhe i persosur ? -thote Erich Fromm ne vepren e tij “Psikanaliza e Dashurise”
Sipas Erich Fromm, njerëzit kanë nevojë për më shumë doza përulësie dhe dashurie. Në një shoqëri gjithnjë e më shumë narciziste, egoizmi është një mikrob që lufton lumturinë, harmoninë dhe respektin.
Sipas reflektimeve të Erich Fromm, njerëzit kanë nevojë për një ndryshim. Ky psikanalist dhe filozof i shoqërisë gjermane guxoi të sfidojë Sigmund Freud në atë kohë, duke riformuluar konceptin e lirisë dhe duke u përpjekur të theksojë një ide ende aktuale për shoqërinë tonë gjithnjë e më teknologjike, të ftohtë dhe të strukturuar: humbjen e lumturisë.