Një aksident me fatalitet ndodhi dje në fshatin Baballoq të Deçanit.
Një grua humbi jetën, derisa dy të tjerë u lënduan.
Njëri prej të lënduarve, për shkak të lëndimeve është dërguar për trajtim në QKUK.
Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Emergjencës Naser Syla.
Syla tha se gjendja e tij është stabile.
“Gjendja është stabile. Po trajtohet në Klinikën e Ortopedisë”, deklaroi ai.
Media ka kontaktuar edhe Spitalin e Pejës për të marrë informacione, por deri momentin e publikimit të lajmit s’ka marrë ndonjë informacion.