Mariana Kunbar Selma
Njerëz të prekshëm janë të tillë në dashuri dhe në shoqëri, me një fjalë në jetën e përditshme. Kur dashurojnë japin gjithçka nga vetja, kur i lëndoni falin dhe japin shansin e dytë, përderisa ata janë të tillë të ndershëm dhe mendojnë se e tërë bota është si to.
Njerëzit e prekshëm janë njerëz të mirë, përderisa njeriu i keq nuk është i ndjeshëm, por përkundrazi. Njerëzit e prekshëm asnjëherë nuk dinë që të sqarojnë ndjenjat e tyre duke u frikësuar se po i lëndojnë të tjerët dhe kur ato i lëndoni dhe kur atyre u dhemb, ata vetmohen, duke fajësuar vetveten me pyetjen ku kanë gabuar.
Por nëse një ditë ai njeri i njejtë i prekshëm çohet dhe kupton se tërë kohën po shtypet e përbuzet duke u shfrytëzuar mirësia e tij ai shndërrohet në një luftëtar për dinjitet, pasi që kjo për njeriun është me rëndësi.
Në fillim nuk do ta merrni seriozisht duke menduar se nuk është i aftë për diçka të tillë, por do të befasohen ato që e kanë lënduar. Forca e tij është forca e dashurisë dhe dëshirës për suksesin. Duke tërhequr veten mbi të gjithë ato “njerëz të vegjël “ dhe do të bëhet i paqasshëm për to.
Njerëzit e prekshëm janë njerëz të mëdhenj dhe shpesh herë të suksesshëm në qëllimet që ia caktojnë vetes. Dhe në të njëjtën mënyrë se si kanë dashuruar mund që të bëhen të pashpirt për njerëzit që nuk e kanë vlerësuar duke u larguar përgjithmonë prej tyre.
Përktheu: Hamdi Nuhiju