Me 23.02.2019 në ora 19.06 në SPB Kumanovë është lajmëruar se S.V.(46) nga Kumanova, i punësuar zi zjarrfikës gjatë intervenimit, shuarjes së një oxhaku të ndezur, ka rënë nga kulmi nga shtëpia në pronësi të F.j.(40) nga Kumanova në rrugën “Mladen Stojanoviq” dhe është lënduar rëndë, transmeton Almakos.
S.V. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore dhe pastaj është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës.