Shoferi i një automjeti taksi humbi jetën ndërsa një person është lënduar më rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Shkup.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:25 kur një automjet i markës “audi A4” i drejtuar nga GJ.D (28) është përplasur me një automjet “pezho 207” i drejtuar nga A.M (60) nga Shkupi , ndërsa pastaj përmes pjesës me bar që ndan korsitë ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe është përplasur në gardhin e një pompe benzine dhe automjetin taksi “shkodia oktavia” i drejtuar nga T.J (58) nga Shkupi.
Pas aksidentit, audi është përfshirë nga zjarri dhe u dogj tërësisht. Me këtë rast ka intervenuar edhe ekipi nga Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.