Më 22.07.2025, në orën 19:50, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria S.N. (57) nga Republika e Turqisë, pas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 19:15, në një hostel në zonën e Qendrës në Shkup, ai ishte vetëkënaqur para dy vajzave 24-vjeçare nga Turqia, i kishte kanosur dhe kishte tentuar t’i sulmonte me një mjet të mprehtë.
Tek ai është gjetur mjeti i mprehtë dhe është ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.