Një tjetër tërmet, më i dobët, me magnitudë 2.5 ballë sipas shkallës Rihter u ndje në rajonin Ohër-Strugë mbrëmë, njoftoi Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Tërmeti u regjistrua 48 minuta pas mesnatës në zonën epiqendrore Peshtan-Ohër-Strugë, rreth 102 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) raporton se tërmeti ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.
Sipas Observatorit Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore në Shkup, tërmeti u ndje në Ohër, Strugë dhe zonën përreth me një intensitet prej IV gradësh sipas Shkallës Evropiane Makroseizmike.
Një seri tërmetesh, epiqendrat e të cilave buronin nga zona epiqendrore Peshtan-Ohër-Strugë, u regjistruan gjithashtu herët dje në mëngjes në rajonin e Ohrit. Më i forti u ndje në orën 4:34 të mëngjesit në Ohër dhe zonën përreth me një intensitet prej V gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës.
Përveç shqetësimit të qytetarëve, nuk është raportuar për dëme materiale.