Më datë 09.06.2022 në ora 09.10 në SPB Tetovë, një 70 vjeçare nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi V.A. nga Strimnica e Tetovës, për një shumë prej 2700 euro. Sipas kallëzimit, më datë 07.06.2022, personi e ka telefonuar duke u paraqitur si punëtorë i angazhuar në një shoqatë humanitare dhe e ka mashtruar duke i kërkuar që t’i jepte paratë për t’ia marrë banesën që ishte menduar si ndihmë humanitare për të. Siç është raportuar, ajo ka ardhur në Shkup dhe i ka dhënë paratë, pas së cilës personi dyshohet se është larguar për të marrë
çelësat dhe nuk është kthyer më, kështu që ka kuptuar se ishte mashtruar. Rasti është duke u zbardhur.
Data 08.08.2025
Aktuale
- Qentë mund të dallojnë njerëzit që ju trajtojnë keq?
- Skandaloze: BFI kishte prift të rremë Ortodoks në hapjen e një xhamie
- Deme Shehu rikthehet në burgun e Idrizovës, falenderon ambasadorin Qehaja dhe Shalën
- Ahmeti: Serbia po përpiqet që përmes Speciales ta përmbysë çdo të arritur në Kosovë
- Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Taravari nga Pogradeci: Ngjarje skandaloze! Bota serbe ka ndërhyrë thellë në Maqedoninë e Veriut
- Shtetasi i Gjermanisë arrestohet dhe dëbohet nga RMV-ja për shpalosje të flamurit të “Shqipërisë së Madhe”
- Ndërroi jetë pas 12 ditësh në koma/ Plagosja e rëndë në kantier i merr jetën 58-vjeçarit, familjarët: E intubuan pas 7 orësh!
- A është koha për të krijuar lidhje më të forta? Kamala Harris dhe kufjet pa tela