Një shtetas i Maqedonisë dhe një serb, të dy me prapavijë kriminale,
janë dy personat të cilët të hënën e kaluar, më 27 nëntor, tentuan ta plaçkisin këmbimoren në Kisella Vodë, me ç’rast u vranë nga pronari i saj, kumtoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë
(PPRM).
Prokuroria Publike Themelore – Shkup natën e njëjtë gjatë ekspertizës e përcaktoi identitetin e njërit plaçkitës. Ai ka qenë shtetas i Maqedonisë dhe i dënuar i cili nga shfrytëzimi i fundjavës së lirë në mars të këtij viti nuk është kthyer në burg.
“Ai kësaj vere ka qenë autor i pesëmbëdhjetë plaçkitjeve të bankave, këmbimoreve dhe bastoreve. Plaçkitjet kryesisht i ka kryer vetë, por herën e fundit është bashkuar me plaçkitësin e njohur nga Republika e Serbisë”, kumtoi PPRM.
Identiteti i personit të dytë është përcaktuar përmes krahasimit të vijave papilare të gishtërinjve të duarve. Bëhet fjalë për një shtetas nga Serbia pas së cilit për shkak të veprave të kryera penale është shpallur fletarrestim. Identifikimi është konfirmuar edhe nga organet kompetente serbe.
“Edhe pse për prokurorinë fillimisht janë përcaktuar faktet e nevojshme dhe dëshmitë që e zbulojnë të vërtetën dhe përgjegjësinë për atë se çfarë ka ndodhur, që të konfirmohet nëse me të vërtetë
pronari i këmbimores ka vepruar në mbrojtje, është i nevojshëm grumbullimi i plotë i të gjitha dëshmive në lëndë, me ç’rast do të pasojë sjellja e vendimit të Prokurorisë”, thekson PPRM në
kumtesën e sotme.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Prokuroria po heton tre persona të cilët kanë zhvatur një qytetar nga Shkupi duke përdorur kërcënime serioze
- Mendi Qyra premton kushte të favorshme për zhvillimin e biznesit në Strugë
- Shtetasi gjerman arrestohet në Tabanoc, i kapet drogë në bagazh
- Zbuloni ndryshimet e mëdha: Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë fat të jashtëzakonshëm
- Pse Trump e sheh Bagramin si çelësin për kontrollin mbi Kinën?
- Korçë, ndërron jetë në hotel 72-vjeçari grek, vdekja dyshohet për shkaqe natyrale
- Mexhiti nga Serova: 100 milionë investime për Çairin, synojmë edhe 200 milionë të tjera
- Incident në Veleshtë: Qëlloi me armë një person dhe goditi policin me veturë gjatë arratisjes