Me 12.05.2019 M.A. nga fshati Dabile ka lajmëruar se në stacionin policor në Strumicë se në ora 03.00 derisa ka qenë duke kryer detyrën e sigurimit të një lokali në Strumicë ka parë një person mashkull të dehur i cili ka nisur që të thyej shishe dhe të sillet në mënyrë të pahijshme brenda objektit duke i shqetësuar mysafirët, ku nga ana e sigurimit ai është larguar nga objekti, transmeton Almakos.
Nga ana e zyrtarëve policor është vërtetuar se i padituri është shtetasi bullgar K.B.(39), i cili është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Strumicë dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.


