Enti Shtetëror i Revizionit ka publikuar raportin e revizionit për punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor gjatë vitit 2023 në të cilin janë konstatuar një sërë shkeljesh, shkruan Alsat.
Sipas gjetjeve, Fondi nuk ka evidencë për dhënien e avancave për mjekim jashtë vendit dhe nuk ka kontroll të faturave nga spitalet jashtë vendit. Plotësisht janë konstatuar lëshime edhe në procedurën për dërgimin e personave për mjekim jashtë vendit.
Fondi, nuk ka kontroll për suksesin e mjekimeve jashtë vendit. Ndërkohë, këtij institucioni i mungon sistemi i mirëfilltë i teknologjisë informatike dhe kuadri përkatës. Kjo, ka ndikuar që të jetë në shënjestër të sulmit kibernetik gjatë vitit 2023.
Revizorët gjithashtu kanë konstatuar se përgjegjësit në këtë institucion nuk kanë ndërmarrë hapa përkatës për të zbatuar masat e ndërmarra ndaj shkeljeve, të cilat janë konstatuar gjatë kontrolleve të institucioneve.