Me 31.01.2019 rreth orës 16.00 është lajmëruar se 28 vjeçari N.N. nga Gostivari është lënduar duke punuar në një cirkular në fabrikën për mobilje në Banjicën e Epërme në Gostivar, transmeton Almakos.
Duke prerë me makinë ai i ka lënduar gishtat e dorës së djathtë dhe është dërguar në Qendrën Klinike në Shkup. Është kryer kontroll dhe po punohet për zbardhjen e rastit.