Kryetari i komunës së Karposhit Stevço Jakimovski dje në polici ka
denoncuar se një i punësuar në administratë i ka ndryshuar bravat e hapësirave të arkivit dhe të komisionit për furnizime publike.
“Dje në orën 14:40 , S.J kryetar i komunës së Karposhit, ka denoncuar se A.Z i punësuar në administratën e komunës së Karposhit, pa asnjë autorizim dhe njohuri i ka marrë çelësat nga hapësirat e arkivit dhe komisionit për furnizime publike dhe gjatë 24 orëve të fundit në mënyrë të paautorizuar i ka ndryshuar bravat, për ç’arsye administrata komunale nuk ka qasje deri te arkivi dhe komisioni për furnizime publike të komunës”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Data 18.09.2025
Aktuale
- Vrasja e Pëllumb Metës, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Durrësit për Hygertën dhe Hysen Metën
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Gjashtë kandidatë për kryetar të Tetovës dhe 10 lista këshilltarësh
- E kërcënoi një person me armë plastike, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët