Një pjesë e lagjes Serovë në Çair të Shkupit ka ngelur pa rrymë thuajse 24 orë.
Banorët e kësaj zone janë lajmëruar disa herë në EVN për të zgjidhur këtë problem, mirëpo deri më tani nuk janë ndërmarrë masa për rikthimin e energjisë elektrike. Ata janë revoltuar mes tjerash shkaku se kanë familjarë që kanë nevojë për trajtime mjekësore që nuk mund t’i bëjnë shkaku i mungesës së rrymës.
Disa serovali thonë se nëse nuk zgjidhet ky problem së shpejti do të organizojnë protesta.