Një person është lënduar më rëndë në një aksident rrugor që ka ndodhur në 24 orët e fundit në Qytetin e Shkupit.
Buletini policor tregon se lëndime trupore kanë marrë edhe gjashtë persona në katër aksidente të tjera rrugore. Krahas kësaj, kanë ndodhur edhe pesë aksidente në të cilat është shkaktuar dëm material.
Në 24 orët e fundit në territorin e kryeqytetit 20 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, ndërsa shtatë shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tetë automjete me afat të skaduar të lejes së qarkullimit dhe një automjet me probleme teknike. Me automjetin special të karrotrecit janë hequr 78 automjete, ndërsa janë shqiptuar masa kundër dy këmbësorëve të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë nga vendkalimi për këmbësorë dhe kundër pesë shoferëve të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Toshkovski: BDI ka mundur në të kaluarën të zbatonte ligjin për uniformat e policisë
- Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, Florenc Spaho
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane
- Kapet në Leshnicë të Epërme duke vjedhur dru zjarri, i konfiskohet automjeti
- Tre persona të dënuar arrestohen në Gostivar dhe rrethinë për vuajtje dënimi me burg
- Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët
- Përgjimet e paligjshme 2019–2024 – Prokuroria hesht, deputetët shmangin poligrafin
- Vrasja e paralajmëruar: MPB heton policët që injoruan denoncimet e Kocevës