MPB informoi se sot në periudhën nga ora 11.00 deri në ora 12.00 janë paraqitur pesë raste për parregullsi zgjedhore ne stacionin policor në Kocani, pas së cilës është duke u vërtetuar situata faktike, transmeton Almakos.
Nga një parti politike është lajmëruar se tre persona po kryejnë agjitacion ndaj votuesve në vendvotimet nr.844 dhe nr.845 në Kocani dhe para vendvotimeve nr.834 dhe nr.834/1 nga një person i panjohur.
Nga një parti politike në Kocani është lajmëruar se tre persona me veturë në lagjen Orizari kanë bartur votues të organizuar dhe se katër persona i kanë penguar votuesit që ta realizojnë të drejtën e tyre.
P.P. nga Kocani ka lajmëruar parregullsi gjatë votimit para shkollës “Rade Kratovce” në Kocani, gjegjësisht se Z.S. ka shpërndarë para.



