Premtimet e kandidatëve shqiptarë nuk korespondojnë me kohën e sotshme, për dallim nga premtimet e kandidatëve maqedonas. Në këto zgjedhje flitet për një shtet me dy realitete. Realiteti shqiptar, i cili lufton kundër deponive, për ujë të pijshëm, infrastrukturë dhe kanalizime dhe realiteti maqedonas, i cili është kundër betonizimit, shtimin e hapsirave të gjelbërta, shtimin e investimeve kapitale. Analistët, të cilët thonë se fajtor kryesor për vendbanimet shqiptare janë pikërisht partitë shqiptare, e cila parti ka qenë dhe vazhdon të jetë në pushtet tash e disa vite dhe ka mungesë strategjike, shkruan Almakos.
Analisti Ismet Ramadani është i mendimit se sado që këto premtime të kandidatëve për kryetar komune, të duken jashta kohe, ata korenspondojnë me realitetin.
“Fatkeqësisht kaluan shumë vite që kur udhëheqësit e komunavae shqiptare nuk i realizuan premtimet që i dhanë shumë kohë më parë dhe që është shumë normale, të kemi ujsjellës, pastërti apo edhe kanalizime, në këtë kohë kur kjo duheshte të jetë e kaluar. Ata janë të detyruar që të japin premtime të këtilla”, deklaroi Ramadani, për Almakos.
Ai shtoi se kjo gjendje tregon se kryetarët e komunave maqedonase brenda këtyre viteve kanë kryer punë në infrastrukturë, kanalizime dhe ujsellës dhe tani shkojnë me standarde më të larta sa i përket gjelbërimit ose një eko – sistem më pro evropian. Sipas Ramadanit fajtori kryesor që komunat shqiptare janë në këtë gjendje është se ka keq qeverisur parita shqiptare.
“Sigurisht, ky dështim i dedikohet partisë shqiptare, e cila ka qenë në pushtet dhe nuk ka kërkuar nga pushteti qëndror që kryetarët e komunave definitivisht ti kryejnë punët e infrastrukturës, të përmirësojnë jetën e qytetarëve nëpër komunat rurale po pse edhe ato në qytet”, veçoi Ramadani.
Ai shton se faji i mbetet partisë në pushtet, meqë nuk kanë komunat decentralizim të mirfilltë fiskal, dhe sipas tij, kjo do të thotë që udhëheqësit e pushtetit qëndror janë fajtorët kryesor që komunat shqiptare janë në këtë gjendje, dhe që kandidatët për kryetar komunash janë të detyruar edhe më tutje të merren me problemet elementare për një jetë normale të qytetarëve shqiptar.
Sipas analistit Qenan Aliu, partitë shqiptare nuk kanë strategji të konsoliduar kadrovike.
“A po i shihni se cilët janë premtimet e kandidatëve në komunat kushtimisht thënë maqedonase, ata nuk flasin më për kanalizime, ujë për pije, rrugë e me radhë, ndërsa garuesit shqiptarë akoma kanë këtë retorikë. Por pse, sepse akoma nuk e kanë të zgjedhur këto çështje, në viset shqiptare”, tha Aliu, për Almakos.
Ai shtoi se fatakeqësisht sjellja burokratike bëri që të dështojë ndarja e aplikantit-konzorciumit të jashtëm, si përshembull për investime për mbledhjen dhe reciklimin në deponinë rajonale “Rusino”. Aliu pyet pse askush nuk flet se pse Maqedonia akoma mbeti shteti më i centralizuar në aspektin fiskal në Evropë, askush nuk flet se pse qeveritë nuk mundësojnë qasje të komunave në shumën përkatëse të akumuluar të TVSH-së nga kompanitë në komunat përkatëse,ai ngre çështjesn se pse askush nuk flet se për sa komuna maqedonase qeveria ka dhënë garante, si dhe për kreditë e tyre.
“Askush nuk flet se milionat e eurove që qeveria i mori kredi nga Banka Botrore, Banka evropiane, FMN-ja dhe multikompani të ndryshme finaciare për ndërtimin e rrejeteve të kanalizimit dhe ujësjellësave në vend. Shteti që moti pati direktivë nga BE-ja se deri më 2015-të në çdo vendbanim duhet të ndërtohen këto rrjete, tani e kanë shtyrë deri më vitin 2023 që këto rrjete të ndërtohen”, pohoi Aliu.
Aliu thotë se nga e gjithë kjo ka një të vërtetë, ku akoma vetëm 20 përqind e territorit të vendit është e mbuluar me këto rrjete.
“Decentralizimi është një përallë e bukur për qytetarin, por kur atë e udhëheqin njerëz jo që dinë apo nuk dinë shumë , janë administrata ajo që di, por vetëm të jenë menaxhues të mirë dhe vetëm e vetëm të mos jenë hajdutë. Prandaj, shqiptarët tani duhet ti largojnë nga këta detyra hajdutët që u shndëruan në pronarë të komunave dhe të zgjedhin shërbetorë të qytetarëve”, përfundoi Aliu.
Mevludin Imeri
Almakos.com