23:20 | 27 Mars 2025
Nëse udhëtoni tek të afërmit apo miqtë në Gjermani, ose nëse atje jeni për biznes, ka shumë mundësi që të hasni një shenjë të tillë në shtyllat e ndriçimit rrugor.
Lanternenring, ose shiriti i kuq me kufi të bardhë i ngjitur rreth shtyllës së ndriçimit, është një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani – përmendet në Rregullat e Trafikut Rrugor (StVO) nga viti 1937 dhe është ende në fuqi sot.
Vendoset në një lartësi prej 150 deri 180 cm. Kjo shenjë tregon llambat e rrugës në zona të banuara që nuk ndriçojnë gjatë gjithë natës. Me shkronja të bardha brenda shiritit të gjerë të kuq mund të shënohet koha kur llamba është e fikur.
Çfarë do të thotë kjo për shoferët?
Nëse parkoni automjetin në një vend që nuk është i ndriçuar dhe gjithashtu automjeti juaj nuk është i ndriçuar (çka është e zakonshme, kush do të mbajë dritat ndezur gjithë natën), mund të prisni që të mbuloni të paktën një pjesë të shpenzimeve në rast aksidenti, që do të thotë se, për shembull, shoferi që godet automjetin tuaj të parkuar nuk do të jetë 100 për qind i përgjegjshëm për aksidentin.
Dhe financat tuaja do të kenë pasoja… Në këto vende, duhet të jetë i ndriçuar vetëm ai anë i automjetit që është i drejtuar nga rruga… Bateri e zbrazur apo bashkëfajësia në aksident, është një pyetje tani?! Kjo shenjë është gjithashtu e përfshirë në rregulloret e trafikut në Austri.
Thjesht që ta dini.