Ramadan Ramadani
Përtej analizës, desha ta ndaj një mesele shqiptare se çka ka ndodhë në të vërtetë në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Edhe shokëve u thash e edhe më herët e kisha shkruar se “shqiptarët sharjet i kthejnë ose me qytek ose me votë” dhe se emërtimi “zagarë” për shqiptarët u perceptua si sharje kolektive. Disa më thanë se e teproj, se jam i ashpër dhe se nuk do ket efekt kjo sharje publike e bërë për shqiptarët. Sidomos pasi shqiptarët vet nuk se edhe aq haptazi e problematizuan këtë. Pra, nuk shfaqën naj pezm publik sa pritej. Ndërkohë që unë argumentoj se mu kjo fshehje e strategjisë për hakmarrje të shqiptarëve ishte mu ajo përgjigjeja shqiptare që do reflektohej me votë kundër!
Të kthehemi në gurrën tonë të pasur te një këngë e njohur popullore duke nënvizuar disa pjesë. Ka dërguar pasha një ambicioz me i eduku shqiptarët se nuk ia kanë dhënë tatimet disa vite me rradhë. Ai i del zot kësaj pune dhe pasha i jep zaptije (ushtarë) me vete dhe plus një at të vetin të posaçëm. Ky sapo arrin diku në shqiptari e thrret Murat Xhakën dhe ia rendit kushtet e veta: O kush asht o k’tu kogjobashe/ per zapti o mem gjet konake/ Edhe mrena me ma çu ket ate/ mem qit pite o edhe mjalte”
Dhe pas asaj jep një ultimatum kohor të përcjellë me një sharje:
“si s’mi ban kto per ni sahate/ ta dhash besen jau kam marre grate”
Murati me asgjë nuk shfaqi pezm ose idhnim as nuk kontestoi asgjë nga kërkesat dhe i premtoj këtij të ardhurit në emër të pashës e shtetit e me ushtarë shumë: “Per zapti kam met gjet konake/ edhe mrena do ta coj ket ate/ Dot qes pite more edhe mjalte”
Ama Murati menjëherë në të larguar nga aty i hipi mu atij atit të posaccëm dhe për një natë i kërkoj Llap e Gollak dhe me thirjen: kush o trim o me e fal sabahun, vjen me mue ta rrethojmë boshnjakun!
Tuk po del boshnjaku në dere, treqind pushkë ju zbrazen menjëherë!
Kjo kënga e bukur duhet dëgjuar e lexuar deri në fund pasi ka shumë mësime në te, por nga aspekti se si Murati nuk ka shfaqur pezm aspak e vetëm e ka përdorë këtë sharje që të rekrutojë ushtri të tërë e cila e ka zbraps këtë bylykbash, mund të mësojmë këtë përgjigje që ndodhi edhe këtë herë në Maqedoni të Veriut në këto zgjedhje ku njëri që kujton se e ka prish Jugosllavinë, sun e prishi as Çairin dhe pësoi debakël në gati krejt komunat shqiptare! Shqiptarët mund të ju marrish tatimin, e edhe ti vrasësh ama nuk guxon me i shajt shqiptarët!