Ndërsa lëvizja nëpër historinë e lëndimeve të Jesus Vallejo në Transfermarkt, AS ka hasur në diçka që shumëkush ndoshta nuk e ka parë: depresionin.
E renditur pikërisht aty, mes lëndimeve tipike, ishte një mungesë 167-ditore për shkak të betejave të shëndetit mendor.
Mesa duket gjithçka ka nisur pas ndarjes nga gruaja në fillim të këtyre viteve.
Interesante, data e ‘rikuperimit’ të tij përkon me rikthimin e tij në Real Madrid nga huazimi i tij njëvjeçar te Granada.
Ndoshta kthimi me familjen e tij të futbollit e ndihmoi atë të fillonte të shërohej.
Vallejo ishte në prag të largimit nga Real Madridi në këtë verë, mirëpo Carlo Ancelotti ka vendosur ta mbajë në skuadër. /Telegrafi/