Nga një konflikt i armatosur në një fshat të Gjakovës, një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër i plagosur.
Këtë e ka konfirmuar për Telegrafi, udhëheqësja e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj.
“Krejt çfarë mund të them për momentin është se kemi një të vrarë në fshatin Marmull të Gjakovës”, ka thënë Podrimaj. /Telegrafi/