Me 07.05.2021 në ora 12.40 nga zyrtarët policor të Stacionit Policor në Probishtip është arrestuar G.Gj.(42) nga Probishtipi, pasi që fizikisht ka sulmuar katër persona, transmeton Almakos.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa personi është dërguar në Spitalin Psikiatrik “Negorci” për ndihmë mjekësore.