Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër një banori 49-vjeçar nga Tetova, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka shkaktuar rrezik nga zjarri në afërsi të Katllanovës.
“Më 11 mars, në zonën e fshatit Katllanovë ku ka qenë i punësuar si bari, i dyshuari, edhe pse e dinte se ekzistonte rreziku real për të shkaktuar rrezik, ka ndezur një zjarr që është përhapur nga era, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqe prej 4.7 hektarësh, pjesë e së cilës ishte pyll dushku dhe bimësi e ulët. Nga zjarri janë shkaktuar dëme prej rreth 196.000 denarëve”, njoftoi sot Prokuroria.
Prokurori publik kompetent ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup që të caktohen masat e kujdesit – obligim për paraqitjen e herëpashershme të të dyshuarit në gjykatë dhe ndalim për ndërmarrjen e disa aktiviteteve të punës, që janë të ndërlidhura me veprën penale.