SPB Shtip ka zbardhur pesë vepra penale të kryera në periudhën nga data 15.01.2019-19.01.2019 në rajonin e Stacionit Policor në Shtip prej të cilave tre vjedhje të rënda, për të cilat janë të dyshuar B.J.(21), O.M.(31), A.M.(22), S.D.(27), E.M.(26) dhe tre persona të moshës 16 vjeçare, transmeton Almakos.
Të dyshuarit nga qytetarët e dëmtuar kanë vjedhur celular, çanta dhe kuleta duke shkaktuar dëm prej rreth 50.000 denar. Nga ana e zyrtarëve policor, mjetet e vjedhura janë marr nga kryerësit dhe iu janë kthyer qytetarëve të dëmtuar.
Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

