Me 10.03.2019 rreth orës 14.20 në SPB Shtip është lajmëruar se në vendin e quajtur “Cezma Amushke”, eteri në Pehcevë, është shkaktuar një zjarr para një shtëpie pushimi ku ka qëndruar K.M. nga Pehceva, transmeton Almakos.
Sipas paraqitjes në polici, ajo e ka ndezur një bar të thatë dhe bërllok ku për shkak të kushteve kohore zjarri është zgjeruar dhe e ka kapur shtëpinë e pushimit dhe hapësirën më të madhe me pisha. Pastaj K.M. është lënduar në dorën e majtë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrfikësve në Berovë, dhe personave tjerë që kanë qenë afër vendit. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.