Më 02.09.2025, në orën 20:25, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria O.S. (46) nga Republika Federale e Gjermanisë.
Gjatë kontrolleve kufitare dhe inspektimit të automjetit që ai drejtonte, u gjetën dhe u sekuestruan disa pako me marihuanë.
Personi u mbajt në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.