Një foshnjë njëmuajshe dje në orën 09:25 është raportuar e vdekur nga ana e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Njësinë për Informacione dhe Komandë Shkup. Siç kumtoi MPB, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Shabani” në komunën e Çairit. Në bisedë me nëpunësit policor prindërit e foshnjës kanë deklaruar se kur janë zgjuar kanë vërejtur se foshnja nuk jep shenja jete. Mjeku nga Ndihma Urgjente Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dhunës. Me urdhër të prokurorit publik trupi i foshnjës është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për autopsi.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Sulmet e pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor rriten me 63 për qind
- “Më thonë që i është dhënë visto filanit e fistekut”, Braçe reagon pas mbledhjeve të Ramës në Pogradec: Do i shkoj deri në fund garës për Tiranën dhe do të fitoj
- VMRO-DPMNE: Miliona euro investime në spitale, pajisje dhe projekte të reja shëndetësore
- Nesër ndahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës
- Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate
- Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj
- VLEN: Cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit
- LSDM: Edhe pas gjashtë javëve nuk është publikuar raporti për ujin në Gostivar


