Më datë 24.10.2025 në ora 01:30 në SPB Tetovë, E.A. nga Tetova ka denoncuar se para një objekti hotelerik në rrugën “Iliria” në Tetovë ka gjetur një të mitur të moshës rreth 9 vjeçe i cili ishte i humbur dhe nuk komunikonte. Menjëherë është vepruar sipas denoncimit dhe është konstatuar se i mituri është nga Shuto Orizare-Shkup dhe se babai i tij quhet E.M., i cili me fëmijë të tjerë me furgon ishin sjellë në Tetovë për të lypur lëmoshë dhe rreth orës 22:00 furgoni me fëmijët e tjerë ishte nisur për në Shkup, ndërsa atë e kishin harruar në Tetovë. Janë njoftuar përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, të cilët pas dokumentimit të rastit, fëmijën ia kanë dorëzuar përfaqësuesve nga Qendra për Punë Sociale-Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Data 19.12.2025
Aktuale
- SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Rama mbledh qeverinë! Këshilli i Mandateve shqyrton imunitetin
- EMRI/ E kishte parkuar në oborr, hidhet lëndë plasëse në makinën e 39-vjeçarit
- Shqiptarët, komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali! Ja sa shtetas jetojnë në shtetin fqinj
- Dyshohet se një nxënës është vetvrarë
- Përfundoi aplikimi në konkursin për zgjedhjen e udhëheqësisë në KSHZ
- Ministria e Ekonomisë e la buxhetin pa 2 milionë euro pasi lejoji vjetërsimin e procedurave kundërvajtëse
- Tensionet në Kuvend, The Telegraph: Belinda Balluku mban postin e zv.kryeministres pavarësisht urdhër-arrestit nga SPAK!
- Rexhep Meidani viziton Tetovën: takim në selinë e Ecolog dhe nderim me titullin “Doctor Honoris Causa” në 31-vjetorin e Universitetit të Tetovës


