Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale sot ka treguar se si ka nisur ditën, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, përcjell Alsat. Mickoski ka treguar se sot ka filluar ligjëratat në lëndën Mekanika 2.
– Advertisements –
“Java fillon me ligjërata, Mekanika 2. Vetë, për të transferuar njohuritë, por edhe për t’i mbajtur fëmijët në vend! Është një sfidë e vërtetë të punosh me të rinjtë, sepse ata janë e ardhmja jonë”, ka shkruar Mickoski.
Mickoski mbrëmjen e djeshme shpalli fitore në zgjedhjet lokale, duke thënë se nuk do të festohet, dhe se do të nisin me punë qysh ditën e parë. Ndryshe, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve vazhdon numërimin në disa vendvotime.