Një delegacion qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga kryeministri
Zoran Zaev sot qëndron për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë.
Pritja solemne do të mbahet në pllajën para ndërtesës së institucioneve të përbashkëta të BeH pas çka vijon takim i delegacionit të Maqedonisë me anëtarët e delegacionit të Këshillit të ministrave të
BeH.
Pas takimit, sipas informacioneve nga Shërbimi për informim të Këshillit të ministrave të BeH, janë planifikuar deklarata të Zaevit dhe kryetarit të Këshillit të ministrave të BeH, Denis Xvizdiq.
Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski dhe ministri i Angazhuar për Diasporën Edmond Ademi.
Në suaza të vizitës është paraparë të nënshkruhet Memorandum për mirëkuptim mes Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë dhe Ministrisë të Tregtisë së Jashtme
dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BE-së, si dhe nënshkrim i Programit për bashkëpunim kulturor mes Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve Civile në BeH.
Sipas agjendës është paraparë pasdite në Rotmile kryeministri i Maqedonisë së bashku me kryetarin e Këshillit të ministrave të BeH të vendos lule në memorialin e presidentit të Maqedonisë të vdekur
tragjikisht Boris Trajkovski dhe anëtarëve të delegacionit të tij.
Data 27.10.2026
Aktuale
- Qeveria me masa të reja për mbrojtjen e gazetarëve, ja çfarë parashikohet
- Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt nis, djalit të saj i duhet të sillet nga policia
- Tragjedia e Arlinda Zekajt: Ish-bashkëshorti para drejtësisë për akuzat e dhunës
- Rama i jep leje speciale kompanisë së Agim Xhindolit për park fotovoltaik/ Projekti i “3X Energy” zapton 57 hektarë tokë bujqësore në Savër të Lushnjës
- Emocione të thella në varrimin e Arlinda Zekajt – djali i saj lutet për shpirtin e nënës
- (VIDEO) Shifra alarmante: Rritet për 118% numri i fëmijëve viktima
- (VIDEO) Kryetarja e parlamentit të Kosovës takon krerët e RMV-së
- Maqedonia e Veriut shqyrton pagat sipas orëve të punës, sindikatat kërkojnë minimum 250 denarë për orë


