Dje ka ndërruar jetë një burrë gjatë drejtimit të automjetit pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup.
Për momentin, nuk ka informacion mbi identitetin e tij. Sipas policisë, burri ka pësuar një gjendje të rënduar shëndetësore, pas së cilës automjeti që drejtonte është ndalur pranë monumentit të “Skënderbeut”.
Më shumë informacion pritet gjatë ditës së sotme.