Një banor i Rosomanit pesë vite ka ruajtur bombë në shtëpinë e bashkëshortes së tij. Këtë informatë për MIA-n e konfirmoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles. Ai informoi se dje në SP Kavadar, një grua nga Rosomani ka paraqitur se në shtëpinëe saj, bashkëshorti i saj rreth pesë vite ka ruajtur një bombë.
“Nëpunës policor nga SP Kavadar dolën në vendin e ngjarjes dhe në njërën nga dhomat e shtëpisë së të paraqiturës kanë gjetur mjetin shpërthyes. Bomba është marrë dhe dorëzuar për asgjësim shërbimeve nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim”, thekson Dodevski.