Me 14.02.2019 në ora 05.20, gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare në rrugën “Klinska” në Kavadar, dy zyrtarët policor janë sulmuar fizikisht nga G.Gj.(45) nga Kavadari, transmeton Almakos.
G.Gj. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kavadar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.