Në ambientet e jashtme të Shkollës së Mesme “7 Marsi” në qytetin e Tetovës, është gjetur një armë zjarri.
Rastin e kanë bërë të ditur nga SPB – Tetovë.
“Kontrolli në ambientet e gjimnazit është kryer nga ekipi i MPB-së së Tetovës, dhe arma është konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja.
MPB bën me dije se pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.